24.9 C
Sterling Heights
15/08/2026, 21:47
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Forcat e Armatosura vijojnë betejën me zjarret në Dajt, Bulqizë dhe Lurë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetForcat e Armatosura vijojnë betejën me zjarret në Dajt, Bulqizë dhe Lurë

Forcat e Armatosura vijojnë operacionet për përballimin e situatës së zjarreve në disa zona të vendit, me ndërhyrje të koordinuara nga toka dhe ajri.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, një nga zonat ku po zhvillohet operacion është Dajti, ku janë angazhuar rreth 50 efektivë të Regjimentit të Operacioneve Speciale, të mbështetur nga dy helikopterë. Situata raportohet nën kontroll dhe, deri tani, nuk ka të dhëna për rrezik ndaj banesave apo zonave të banuara.

Ndërhyrja vijon edhe në Bulqizë, ku në terren janë vendosur 20 efektivë të Forcave të Armatosura dhe tre mjete. Autoritetet bëjnë me dije se flakët nuk përbëjnë aktualisht kërcënim të drejtpërdrejtë për banorët.

Vëmendje e veçantë po i kushtohet Lurës, ku është përqendruar një numër i konsiderueshëm forcash dhe mjetesh. Në zonë ndodhen rreth 50 efektivë, gjashtë mjete, një automjet zjarrfikës dhe dy avionë “Air Tractor”, që po ndërhyjnë nga ajri.

Për të frenuar përhapjen e flakëve, ekipet në terren kanë hapur korridore ndarëse me ndihmën e mjeteve të rënda. Këto ndërhyrje synojnë të izolojnë vatrat dhe të pengojnë përparimin e zjarrit drejt zonave të banuara.

Forcat e Armatosura po punojnë në koordinim me strukturat e Mbrojtjes Civile dhe ekipet e emergjencave. Prioriteti i operacioneve mbetet izolimi i vatrave aktive, mbrojtja e banesave dhe garantimi i sigurisë së qytetarëve.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa ndërhyrjet do të përshtaten sipas zhvillimit të vatrave të zjarrit dhe kushteve në terren.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img