25.9 C
Sterling Heights
12/08/2026, 21:02
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Karoline Leavitt largohet nga posti i zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKaroline Leavitt largohet nga posti i zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të mërkurën se zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, do të largohet nga detyra në fund të muajit Gusht.

Trump e bëri njoftimin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar Leavitt si “një nga ndihmëset e tij më të besuara”. Sipas presidentit amerikan, vendimi lidhet me dëshirën e saj për t’i kushtuar më shumë kohë dy fëmijëve të vegjël dhe familjes së saj.

Leavitt, 28 vjeçe, ka qenë zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë që prej fillimit të mandatit të dytë të Trumpit në janar 2025. Ajo hyri në histori si personi më i ri që ka mbajtur ndonjëherë këtë post.

Largimi vjen pak kohë pasi Leavitt u rikthye në detyrë pas pushimit të lehonisë, pas lindjes së fëmijës së saj të dytë. Ajo e ka përshkruar vendimin si të vështirë dhe emocional, duke theksuar rëndësinë e kohës me familjen.

Trump ka bërë të ditur gjithashtu se Leavitt nuk do të largohet plotësisht nga rrethi i tij politik. Ai tha se ajo do të vazhdojë të jetë një nga këshilltaret e tij kryesore jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe një zë me ndikim brenda Partisë Republikane, veçanërisht në prag të zgjedhjeve të mesmandatit.

Deri tani, Trump nuk ka njoftuar se kush do ta zëvendësojë Leavitt në postin e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë. Largimi i saj pritet të sjellë ndryshime në ekipin e komunikimit të administratës Trump, ndërsa Shtetet e Bashkuara i afrohen zgjedhjeve të mesmandatit të nëntorit.

Karoline Leavitt do të qëndrojë në detyrë deri në fund të gushtit, ndërsa roli i saj i ardhshëm pritet të jetë më shumë politik dhe këshillues pranë presidentit Trump.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img