-5.9 C
Sterling Heights
21/01/2026, 10:18
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Tirana firmos me një talent

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiTirana firmos me një talent

Drejtuesit e Tiranës vijojnë të tregohen të vëmendshëm ndaj talenteve të rinj dhe së fundmi, bardheblutë njoftuan marrëveshjen me 17-vjeçarin Jordi Jaku.

Mesfushori është pjesë e Shqipërisë U19 teksa me kryeqytetasit firmosi një kontratë trevjeçare.

Jaku ishte pjesë e Dinamos ndërsa është rritur në grupmoshat e Shënkollit. Tashmë, mesfushori do të provojë veten te Tirana për t’ia dalë dhe për t’u promovuar në skenën e madhe të futbollit shqiptar.

“Jordi Jaku është bardh’e blu!

Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e mesfushorit 17-vjecar Jordi Jaku.

Talenti i Kombëtares U-19, ka firmosur me klubin tonë një kontratë për tre sezonet e ardhshme duke bindur kështu stafin se me talentin e tij është i gatshëm për t’i shërbyer ekipit.

KF Tirana vazhdon me projektin për të promovuar sa më shumë talentet e së ardhmes!

Klubi i uron mirëseardhje @jordijakuu dhe suksese me fanellën tonë”, njofton FC Tirana.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img