-11.9 C
Sterling Heights
21/01/2026, 2:00
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Corona: 10 futbollistë të tjerë dhe 6 klube janë përfshirë në skandalin e basteve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiCorona: 10 futbollistë të tjerë dhe 6 klube janë përfshirë në skandalin...

Fabrizio Corona është protagonisti i padiskutueshëm i këtyre ditëve të fundit dhe i çështjes së basteve në futbollin italian. Ish-mbreti i paparacëve nisi denoncimet që çuan në shpërthimin e çështjes së basteve, ku përfshihen disa futbollistë italianë të bërë publikë tashmë (Fagioli, Tonali, Zaniolo), por edhe të tjerë.

Në një bisedë me “Corriere della Sera” ai shpjegon se si hetimi është vetëm në fillim:

“Dijeni se janë të përfshirë të paktën 10 futbollistë të tjerë, 5-6 agjentë futbolli, ka edhe strofulla klandestine të lojërave të fatit. Ky hetim do të trondisë Italinë”.

Lajmet që Corona thotë se i merr nga një burim i dorës së parë, që e njeh mirë botën e futbollit: “Sa skuadra futbolli janë të përfshira? Pesë apo gjashtë. Nuk mund t’i përmend emrat, përndryshe do të hetohem edhe unë.

Do të tregoj gjithçka për Nunzia, menjëherë pas ndeshjes. Do të tregojmë emra të tjerë dhe do të zbulojmë burimin tonë të lajmit. Ai është xhaxhai i një ish-lojtari të Interit të Mourinhos, mik i ngushtë i Mario Balotellit.

Mario është një mik i imi, ka ardhur shumë herë këtu, është tronditur nga provat që i kam dhënë… Xhaxhai tha se nipi i tij ishte shpërngulur në Romë dhe më pas hapi një strofkë bixhozi”, – shpjegon Corona.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img