-10.1 C
Sterling Heights
15/01/2026, 1:13
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

KONKURS LETRAR NË DATËLINDJEN E FISHTËS

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKultureKONKURS LETRAR NË DATËLINDJEN E FISHTËS

Në përvjetorin e 152 të lindjes së At’ Gjergj Fishtës në qytetin e Lezhës u organizuan një sërë aktivitetesh kulturore, kushtua këtij poeti, publicisti, dramaturgu, politikani, diplomati, përkthyesi, arkitekti e mbi të gjitha françeskani me zemër të madhe.
Ndër të tjera Bashkia Lezhë organizoi për të tretin vit radhazi edhe Konkursin letrar mbarëkombetar “At Gjergj Fishta”, edicioni i vitit 2023.
Ky konkurs letrar i rrallë për nga vlerat që mbart, mirëpriti në konkurim 44 vepra në tre gjini : prozë (roman), vëllim poetik, si dhe vepër studimore.

Në konkursin “At Gjergj Fishta” 2023 konkuruan në:

Romane
1.Mes dallgëve – Llesh Doda.
2.Shpella e kaurit – Osman Kozmaj
3.Albumi i thashethemeve – Stefan Çapaliku
4.Pesha e padurueshme e pafajësisë – Primo Shllaku
5.Kryevepra të pakryera – Bashkim Shehu.
6.Kohe dashurish – Ardian Cerga.
7.Dhjete gram nder – Namik Dokle.
8.Çmendina e Athines – Thanas Medi.
9.Orlina- Nexhi Baushi
10.Spectrum – Elona Gjergo

Vellim poetik

1.N’teh – Melita Vjerdha
2.Atlasi i plagëve – Viktor Gjikolaj
3.Jetë – Llesh Doda
4.Gegnisht – Llesh Doda
5.Mall – Llesh Doda
6. Zadrima ime – Llesh Doda
7.Kujtesa e së djeshmes- Viktor Vokrri.
8. Blu – Valbona Kolaveri.
9.Teshat e shpirtit – Valbona Kolaveri.
10.Nantë herë grua – Marsela Neni
11.Korbi i bardhë – Jani Duri.
12 Nga dashuria për të vërteten – Shpetim Çuka
13.Katërdhet e pak – Vlora Ademi
14.Muret qajnë në kërrnaje – Zenun Hysenukaj
15.Dehja ime – Adelina Pali.
16.Autoportret – Ligor Stafa.
17.Ata ishin mbeten 2 – Alban Tufa
18.Kur heshtja flet – Nikolin Lemezhi.
19.Damar dheu – Mirela Papuçiu
20.Ka humbur rrugën hena – Zhuljeta Grabocka, 21.Lajme mëngjesi – Zhuljeta Grabocka, 22.Nitroglicerinë – Maklena Nika.
23.Saranda kënga ime e detit – Vojsava Nelo
24.Det i dehur – Robert Shkurti

Studime

1.Domgjoni në dokumente , gojëdhana e histori- Llesh Ndoj.
2. Gazullorët.Tradite shqiptare në Rilindjen Evropiane – Gjon Marku.
3.Fishta – rileximi në kohën e lirë – Frano Kulli, 4.Zadrima letrare – Tom Gjokhilaj.
5.Zadrima monument i traditave dhe kulturës – Tom Gjokhilaj
6. Shkrime letrare – Zhuljeta Grabocka
7.Besa – Kristjan Dukaj

Me përmbajtje religjioze

1.I magjepsur nga Ati – Tom Gjokhilaj & Nikolin Lemezhi.
2..Rruzarja e Zojës së bekuar – Nikolin Lemezhi.
3. Shën Rroku nga Montpellier – Nikolin Lemezhi.

Ky konkurs iu besua një jurie me emra të spikatur të letërsisë bashkohore shqiptare të përbërë nga: Mark Simoni, Diana Çuli e Prof. Alfred Çapaliku.
U vlerësuan me këto çmime:
Për çmimin “At Gjergj Fishta” dhe romani më i mirë u vlerësua shkrimtari Primo Shllaku me romanin “Pesha e padurueshme e pafajësisë”.
• Me çmimin “At Gjergj Fishta” për vëllimin poetik më të mirë u vlerësua poetja Vlora Ademi me librin “Katërdhetë e pak”.
• Me çmimin “At Gjergj Fishta” për librin studimor më të mirë u vlerësua shkrimtari Gjon Marku me vepren “Gazullorët”.Traditë në Rilindjen Evropiane”.
Gjithashtu u vlerësuan me “Çmim karriere” për kontributin e tyre në fushen e kulturës dhe letërsisë shqipe, shkrimtari e studiuesi i mirënjohur nga Kosova Sabri Hamiti, si dhe shkrimtari i njohur Agim Isaku .
U vlerësuan me “Çmim karriere” (post mortum) për kontributin e tyre në fushen e kulturës dhe letërsise shqipe dy shkrimtaret lezhjanë Ndue Gaspri dhe Daniel Gazulli.
Kjo veprimtari e rëndësishme kulturore e cila tashmë është kthyer në një traditë për “Qytetin e Librit”, Lezhën vjen falë përkujdesjes së Bashkisë Lezhë dhe posaçërisht Kryetarit të Bashkisë z. Pjerin Ndreu, si dhe punës, përkushtimit dhe mirëorganizimit të Biblioteka Publike “Gjergi Fishta” Lezhe, e cila prej vitesh e ka kthyer këtë qytet në “Qytetin e Leximit”.
Një kontribut të jashtëzakonshëm kanë dhënë Drejtori i Bibliotekes z. Albert Çuko me stafin e tij të punës si znj. Dafina Sinani, Lula Lleshi,
Marie Jaku, Florinda Lazri.
Lazgush Poradeci thoshte “Fishta është shkëmb i tokës dhe shkëmbi i shpirtit shqiptar”.
“Gjithë vepra poetike e shoqërore e At Gjergj Fishtës u pat zhvilluar rreth postulatit fetar dhe kombëtar. Me të vërtetë, ku ka ide dhe ndjenjë më të madhe, më të denjë për të derdhur dhe kënduar në art, se sa ideja e Zotit, ideja e Atdheut!”
Në këtë këndvështrim të gjithë konkurentët janë të privilegjuar e të fituar për sa kohë puna e tyre mori bekimin e Atit të Letrave Shqipe.
Ndërkohë gjej rastin t’i përgëzoj e t’u uroj suksese të gjithë autorëve me një thënje brilante të At Gjergj Fishtes “Në kjoftë se provon, mundesh me hupë, por në kjoftë se nuk provon – je i hupun gjithsesi”!./Nga Rita Kalaj Shkurtaj

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img