16.5 C
Sterling Heights
04/10/2025, 7:06
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Krenari shqiptare/Kush është Edit Shkreli që kandidon për gjykatëse civile në gjykatën e New York-ut…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaHistori SuksesiKrenari shqiptare/Kush është Edit Shkreli që kandidon për gjykatëse civile në gjykatën...

Edit Shkreli është shqiptaro-amerikania që kandidon për gjykatëse në Gjykatën civile të New York-ut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Edit Shkreli ka lindur në Shkodër dhe kur ishte në moshën 13 vjeçare, familja e saj emigroi në Amerikë gjatë trazirave të vitit 1997.

Ajo u shkollua në Amerikë.
Në vitin 2011 znj.Shkreli përfundoi studimet e avokaturës tek “New York Law School” duke u diplomuar si “Juris doctor cum laude”. Mbas pak muajsh të diplomimit Edit Shkreli iu nënshtrua një prej provimeve më të vështira të liçensimit të shtetit të New York-ut (bar exam), të cili e kaloi me sukses që në herën e parë.

Ajo punon prej rreth 9 vitesh pranë gjykatave të Bronx-it dhe të White Plains në çështje comerciale, divorci etj. Zotëron njohuri të larta juridike ku eksperiencat e saj në punë e bëjnë edhe më të kualifikuar.

Edit punon edhe si pedagoge në “New York Law School” që prej vitit 2019.

Shkreli është anëtare pranë Bronx Community Board si dhe anëtare e organizatave jo fitimprurëse, Neighborhood Initiatives Development Inc. dhe Albanian-American Educators Association.

Edit është femra dhe kandidatja e parë shqiptare që kandidon për pozicionin e Gjykatëses për Çështjet civile në New York, Amerikë. Votimet kanë filluar sot dhe do vijojnë deri më 7 Nëntor ku të gjithë shqiptarët me të drejtë vote në East Bronx mund të votojnë shqiptaren e parë që mund t’i përfaqësojë në një institucion të rëndësishëm të drejtësisë në SHBA!./neutrale.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img