Leon Kaza mjek obstetër – gjinekolog, drejtues në sektorin e shëndetësisë, Doktor i Shkencave Mjekësore.
Lindi me 3 dhjetor 1976 në Gjagzë të Fanit. Arsimin 8 vjeçar e përfundoi në Klos(1991), pastaj vazhdoi arsimin e mesëm të përgjithshëm në Rrëshen(1991-1995). vazhdoi studimet e larta në degën “mjekësi e përgjithëshme” në Fakultetin e Mjekësisë të UT-së(2001).
Në vitin 2007 Vazhdoi specializimin pranë SUOGJ Koço Gliozheni si mjek Obstetër-Gjinekolog(2003-2007). Doktor i Shkencave Mjekësore pranë F.SH. Mjekësore me temë “Vlerësimi ultrasonografik i trashësisë endometriale si parashikues i kancerit të endometrit në gratë me hemoragji postmenopauzale”(2016). Ka kryer një sërë trajnimesh brenda vendit si dhe në Itali dhe Austri(2006-2017). Pjesëmarrës në konferenca shkencore ndërkombëtare në Shqipëri, Itali, Francë, Kroaci, Gjermani, Spanjë.
Ka punuar fillimisht në spitalin e Rrëshenit pranë repartit të Urgjencës(2001-2002), pastaj mjek specialist në agjensinë e ISKSH dega Mirditë(2002-2003) dhe më tej si mjek dhe shef i repartit të Obstetrikë-Gjinekologjisë në spitalin Rrëshen(2007-2010). Nga viti 2010 punon si mjek obstetër- gjinekolog në Spitalin Rajonal Lezhë ndërsa që prej vitit 2014 ka qenë shef i shërbimit të Obstetrikë-Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal Lezhë. Drejtor i Spitalit rajonal Lezhë(2017 e në vazhdim).
Në vitin 2011 Leoni boton librin studimor “Gjinekologjia, diagnoza dhe trajtimi”, traktat për mjekët specialistë në obstetrikë-gjinekologji si dhe është bashkëautor në botime të tjera.
Angazhohet në mënyrë frekuente në shtypin periodik me artikuj mbi çështje të ndryshme të sistemit shëndetësor. Është i angazhuar si pedagog i jashtëm në Universitetin e Mjekësisë, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike. Fusha e interesit është kirurgjia gjinekologjike me fokus në ndërhyrjet mini-invazive. I anëtarësuar në disa shoqata profesionale; antar i Urdhërit të Mjekëve të Shqipërisë.
./Marrë nga libri në dorëshkrim.
“Historia e shëndetësisë në Mirditë”.