-2.6 C
Sterling Heights
06/12/2025, 0:59
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Ali Ahmeti ishte kundër ndarjes së Kosovës, je gabim Mehmet Kraja

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetAli Ahmeti ishte kundër ndarjes së Kosovës, je gabim Mehmet Kraja

ALI AHMETI ISHTE KUNDËR NDARJES SË KOSOVËS, JE GABIM MEHMET KRAJA

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Akademik Mehmet Kraja, ka dalë me një dokument, analizë zyrtare në emër të institucionit të lartë shkencor që e drejton!
Zoti Kraja në këtë Analizën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në mes të shumë pasaktësive, gabimeve dhe lëshimeve, ka goditur paturpësisht edhe Udhëheqësin e popullit shqiptar Ali Ahmetin!

Nga ajo që është e shkruar e zezë në të bardhë, në Analizën në fjalë, del se Akademik Kraja, nuk e dinë saktë qëndrimin e Ali Ahmetit rreth ndarjes së Kosovës!

Ne i themi Kryatarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, me sa vijon:
Kur ndërkombëtarët i kanë shkuar Ali Ahmetit në kabinetin e Tij në Selinë e BDI-së në Tetovë, dhe ia kanë shpalosur hartat dhe e kanë njoftuar mbi mundësinë e ndarjes së Veriut të Kosovës dhe bashkimin e një pjesë të Luginës së Preshevës, Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, përpos kundërshtimit, u është përgjigjur në mes tjerash, edhe kështu?

“…Nese ju e keni vendosur ta bëni këtë ndarje, unë nuk mund të ju ndaloj, sepse jam i pafuqishëm, por deklaroj me përgjegjësi absolute, se nuk mund të ndalet kjo tendencë, e cila do të shpërthejë edhe në Maqedoni…”!
Në funksion të këtij realiteti faktik, ju zoti Kraja, ose jeni të painformuar ose jeni tendencioz e armiqsëor!
Si duket, i ke të gjitha në një!
Katastrofë e për faqe të zëzë!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 22 Dhjetor 2022!

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img