-8.6 C
Sterling Heights
15/01/2026, 20:20
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Klevist Tinaj, malsori që me humanizmin e tij, po ndihmon Shqipetarët në New York”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSHBAKlevist Tinaj, malsori që me humanizmin e tij, po ndihmon Shqipetarët në...

Që prej 5 vitesh, Klevist Tinaj ndihmon vullnetarisht shqiptarët që banojnë në New York të gjejnë punë, shtëpi dhe të promovojnë bisneset e tyre, përmes grupit: “Shqiptarët në New York”.

Tinaj, lindur në Kelmend të Malësisë së Madhe, thotë për “Shqiptarët e New Yorkut” në Facebook se këtë punë e bën me pasion, pa marrë parasysh kohën që shpenzon.

Intervista:

Z. Klevis, na tregoni diçka më shume per veten tuaj?

Jam nga Kelmendi i Malësisë së Madhe, kam 8 vite qe jetoj ne New York. Jam i martuar dhe kam dy femije.

Si lindi ideja per krijimin e grupit “Shqiptarët në New York”?

Ishte Qershori i vitit 2018 kur une more kete iniciative dhe hapa faqen. Ketu ne New York ka pune plotë, kush dëshiron të punojë, por fillimi eshte i veshtire per ato qe nuk kanë ku të mbeshteten. Ështe veshtire te gjesh nje pune kur nuk flet anglisht mjaftushëm.

Edhe punetoret ne përgjithësi i kerkojne me referenca, prandaj mendova se si t’u jap pak ndihmë per t’u lehtesur pak jetesen ne fillim me aq sa une mundem, pra gjetjen e nje pune për të gjithë shqipetaret e Shqipërisë, Kosoves, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Çamerisë, dhe të tre zonave shqiptare në Serbi: Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Unë bëj njoftime për punë, strehimi, reklama biznesesh, etj.

Cfare ju motivon ne kete iniciative vullnetare, ne sherbim te komunitetit tone?

Thjeshtë ndjejë kënaqësi kur ndihmoj dikë.

Sa kohe shpenzoni çdo dite per te publikuar kerkesat e komunitetit tonë?

Une jam i angazhuar me pune, por në çdo moment dhe në kohë te lirë i përkushtohem njoftimeve tek faqja si e si te ndihmoj njerëzit që më kërkojnë ndihmë.

Faleminderit per intervisten dhe suksese ne misionin tuaj.

Faqja zyrtare e grupit:./Liridon Cecja

https://www.facebook.com/groups/2518937578157499/?ref=share&mibextid=NSMWBT

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img