Mbrëmja e White House Correspondents’ Dinner u shoqërua me momente tensioni, pasi brenda sallës u dëgjuan zhurma të forta, te ngjajshme me zhurme armesh, ndërkohë që të pranishëm ishin Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump.
Sipas informacioneve fillestare, anëtarë të kabinetit dhe stafit të lartë u larguan me urgjencë nga eventi menjëherë pas këtyre zhurmave, duke ngritur pikëpyetje mbi atë që po ndodhte në ambientet e brendshme të sallës.
Deri në këto momente nuk ka detaje të qarta mbi shkakun e zhurmave, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një incident sigurie apo një situatë tjetër të papritur.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta dhe shqetësim, duke qenë se eventi konsiderohet një nga më të rëndësishmit në kalendarin politik dhe mediatik në Shtetet e Bashkuara.
Autoritetet pritet të japin më shumë informacion në vijim.
Foto nga Google Images
Artikulli pregatitur nga ACTVUSA


