Ndërtesa ‘Central Park Tower’, që ndodhet në ‘217 West 57th Street’ është më e larta në New York me lartësi 432 metra ose 1417 feet.
98 katet u projektuan nga arkitekti amerikan, Adrian Smith, që ka dizejnuar edhe kullën Burj Khalifa në Dubai. Punimet përfunduan në vitin 2021 dhe kostoja totale llogaritet 3 bilionë dollarë.
CPT ofron pamje mahnitëse nga të katër drejtimet, duke përfshirë Central Park, Oqeanin Atlantik dhe malet Appalachian.
Personazhet më të njohur që jetojnë aty janë Rita Hayworth, Steven Spielberg dhe Dustin Hoffman.
Çmimet aktuale të apartamenteve fillojnë nga 6.5 milionë dollarë, deri në 195 milionë dollarë, sipas City Realty./Shqiptarët e Amerikës./Liridon Cecja.



