-18.5 C
Sterling Heights
23/01/2026, 23:33
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

KURIOZITET: Djathi më i shtrenjtë në botë prodhohet afër Shqipërisë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteKURIOZITET: Djathi më i shtrenjtë në botë prodhohet afër Shqipërisë

Djathi është një nga ushqimet më të njohura në botë.

Mund të jetë i butë dhe i fortë, i ëmbël dhe i kripur, i bërë nga qumështi i një lope, dhie, dele, bualli dhe, madje edhe një gomari.

Bërja e djathit mund të jetë sfiduese, kërkon durim dhe përfshin shumë procese.

Djathi ndonjëherë piqet gjatë disa muajve, apo edhe viteve.

Nuk është për t’u habitur, pse shumë lloje djathi kushtojnë.

Kohët e fundit djathi blu spanjoll “Cabrales” hyri në librin e rekordeve Guinness si më i shtrenjti në botë sepse arriti një çmim prej 32 mijë euro për dy kilogram.

Por bëhej fjalë për një përjashtim.

Djathi që është zyrtarisht më i shtrenjti dhe vazhdimisht në të njëjtin çmim stratosferik është djathi që përgatitet me qumështin e gomaricës.

Ata që kanë gusto të shtrenjta dhe xhepat plot e njohin shumë mirë këtë lloj djathi.

Ai kushton jo më pak se 900 euro për kilogram.

Por një varietet i tij i përzier me qumësht dhie kushton deri në 1200 euro kilogrami.

Bëhet fjalë për djathin e një ferme që ndodhet në një vend fqinj me Shqipërinë.

Është fjala për fermën e famshme Zasavica në Serbi.

Duhen rreth 25 kg qumësht gomari për të bërë një kile djathë të tillë.

Kafshët e përdorura janë të përzgjedhura. Produkti tymoset për t’i dhënë më shumë shije.

Qumështi i gomarit kushton rreth 40 deri 60 euro për litër.

Thonë se dikur ky qumësht ka qenë sekreti i bukurisë së mbretëreshës së Egjiptit, Kleopatra, e cila bënte banjë me të.

Djathi ka një vend shumë të rëndësishëm në tryezat tona dhe është një nga përbërësit kryesorë të recetave të panumërta.

Por kujdes!

I mbushur me yndyrna të ngopura, me natrium, proteina dhe kalcium në të njëjtën kohë djathi mund të jetë i mirë ose i keq në varësi të sasisë që konsumojmë.

Konsumi i pamenduar i djathit mund të kontribuojë në kolesterolin e lartë, diabetin, hipertensionin, goditjen në tru dhe sëmundjet serioze të zemrës.

Prandaj, mjekët dhe dietologët këshillojnë kufizim dhe vetëpërmbajtje kur bëhet fjalë për djathin.

o.p. / dita

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img