0.7 C
Sterling Heights
29/12/2025, 6:46
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Përplasjet e fundit Qeveri-Presidencë vlerësohen të dëmshme për Kosovën

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetPërplasjet e fundit Qeveri-Presidencë vlerësohen të dëmshme për Kosovën

Shpërfaqjen e dallimeve mes presidentes Vjosa Osmani e kryeministrit Albin Kurti, e kanë kritikuar njohësit e zhvillimeve politike. Përveç si të dëmshme për politikën e jashtme, ata vlerësojnë se raportet mes Osmanit e Kurtit kanë ndryshuar për shkak të interesave politike të tyre.

Në dëm të politikës së jashtme të Kosovës e si rezultat i interesave politike është duke u parë çarja e raporteve mes presidentes Vjosa Osmani e kryeministrit Albin Kurti.

Njohës të zhvillimeve politike kanë thënë se dallim në qëndrime të dy krerëve të shtetit janë vërejtur edhe më parë, por, sipas tyre, e fundit me letrën drejtuar Këshillit të Evropës do të lërë shenjë.

Artan Behrami, ish-këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se krisjet e tilla në mes të raporteve të krerëve institucionalë do të jenë të dëmshme për Kosovën dhe pozicionin e saj.

Sipas Behramit, kundërshtimi i hapur i Osmanit ndërlidhet me cenimin e interesit për një mandat të dytë në krye të shtetit.

Vështrim të njëjtë ka edhe analisti Arbnor Sadiku. Sipas tij, në zgjedhjet e ardhshme nuk do të shihet bashkëpunimi mes krerëve shtetërorë.

Përplasjet mes presidentes Vjosa Osmani e eksponentëve të Qeverisë janë shpalosur ditë më parë, me moskoordinimin mes tyre në lidhje me letrën zotuese për hartimin e draftstatutit të Asociacionit një ditë para takimit të ministrave të Këshillit të Evropës.

Të mërkurën, Osmani i ka konsideruar qesharake arsyetimet e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca se moskoordinimi ka qenë i paqëllimshëm dhe është bërë për shkak të vizitës së presidentes në SHBA.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img