16.4 C
Sterling Heights
25/06/2026, 1:57
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Vajza e Tahir Sinanit reagon ashpër ndaj publikimit të një liste, nga Taulant Balla, ku përmendet emri i Heroit të Kombit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetVajza e Tahir Sinanit reagon ashpër ndaj publikimit të një liste, nga...

Vajza e Heroit të Kombit, Tahir Sinani, ka reaguar publikisht pas publikimit të një dokumenti që, sipas saj, përmban emrin e babait të saj në një listë të cilën ajo e interpreton si fyese për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në një reagim të shpërndarë në rrjetet sociale, ajo shprehet e indinjuar për përfshirjen e emrit të Tahir Sinanit në dokumentin e publikuar dhe akuzon ministrin Taulant Balla se ka cenuar figurën dhe sakrificën e babait të saj.

“Sot ti ma vrave për së dyti babën. Tahir Sinani ra dëshmor për lirinë e trojeve shqiptare, jo për parti politike”, shkruan ajo në reagimin e saj.

Ajo e cilëson Tahir Sinanin si një nga figurat që kontribuan në çështjen kombëtare dhe thekson se emri i tij gëzon respekt të gjerë në mbarë shqiptarinë. Në postim, vajza e Heroit të Kombit kërkon gjithashtu një kërkimfalje publike nga Taulant Balla për atë që e konsideron një fyerje ndaj kujtimit të babait të saj.

Në reagimin e saj nuk mungojnë as kritikat ndaj Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Ajo u bën thirrje drejtuesve të organizatës që të fokusohen në mbrojtjen e të drejtave të veteranëve, familjeve të dëshmorëve dhe ruajtjen e vlerave të luftës, duke shmangur, sipas saj, përfshirjen në debate politike.

“Tahir Sinani ra dëshmor për lirinë e trojeve shqiptare. Nëse nuk e njeh ti Tahir Sinanin, e njeh gjithë shqiptaria”, shkruan ajo ndër të tjera.

Reagimi vjen në një kohë kur dokumenti i publikuar ka nxitur debat dhe diskutime në opinionin publik. Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk ka pasur një reagim publik nga Taulant Balla lidhur me deklaratat e bëra nga vajza e Tahir Sinanit.

Tahir Sinani njihet si një nga figurat e luftërave çlirimtare shqiptare dhe është nderuar me titullin “Hero i Kombit” për kontributin e tij.

Postimi i saj:

“Sapo pashë letrën e publikuar nga Taulant Balla, kinse një listë me emrat e marcenarëve në UÇK, se kështu i quaka ai luftëtarët e lirisë. Një letër gjysmake, pa specifika, ku në krye qëndron emri i babait tim, Heroit të Kombit Tahir Sinani. Njeriu që sakrifikoi çdo gjë për çeshtjen kombëtare, çlirimtari i tre luftërave. Sot Taulant Balla, një mbetje e Politikës shqiptare, përdhos dhe fyen emrin dhe gjakun e babait tim.

TURP!!!!

Vetëm një i paskrupullt mund ta bëjë këtë. Taulant Balla urgjentisht ti duhet të kërkosh falje publike. Sot ti ma vrave për së dyti babën! Gjaku i tij do jua thejë qafën ty e gjithë atyre që prekin te plaga që hala dhemb.

Tahir Sinani ra dëshmor për lirinë e trojeve shqiptare, jo për parti politike. E në qoftë se nuk e njeh ti Tahir Sinanin e njeh gjithë shqiptaria. Ai shkoi me lavdi po ti ça do lësh mbrapa?! Turp për ty!

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Detyra juaj është të mbroni të drejtat e veteranve, të familjeve të dëshmorve dhe vlerave të luftës dhe jo të merreni me politikë nën petkun e UÇK-së nëpërmjet kësaj organizate. Përndryshe të shpërbëheni menjëherë si grup drejtues dhe të drejtohet nga persona që ja dinë vlerën luftes e gjakut të dëshmorve.

Pas gati 25 vitesh nga rënia dëshmor e babit të përjetosh këtë poshtërim është e rëndë!”

Foto nga Google Images

Artikulli i pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img