11.9 C
Sterling Heights
15/10/2026, 5:19
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kur të drejtat e njeriut shkelen, heshtja bëhet bashkëfajësi!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKur të drejtat e njeriut shkelen, heshtja bëhet bashkëfajësi!

Kur të drejtat e njeriut shkelen, heshtja bëhet bashkëfajësi!

Pamjet e një studenti të gjakosur, me duart e lidhura pas kangjellave, janë tronditëse dhe të papranueshme në një shtet që pretendon se respekton lirinë dhe dinjitetin njerëzor.

Ky është një i ri që doli në rrugë për të protestuar, për të kërkuar të drejtat e tij dhe për të ngritur zërin për kushtet që i mohohen rinisë shqiptare. Përballë kërkesave të studentëve, përgjigjja nuk mund të jetë dhuna, poshtërimi dhe trajtimi që cenon dinjitetin njerëzor.

Policia nuk është pronë e qeverisë dhe uniforma nuk është licencë për të poshtëruar qytetarët. Detyra e saj është të mbrojë rendin dhe qytetarët, jo të frikësojë të rinjtë që kërkojnë të drejtat e tyre.

Ministri i Brendshëm duhet të japë shpjegime për mënyrën se si u krye arrestimi dhe nëse u respektuan standardet ligjore për trajtimin e të ndaluarit. Edhe Avokati i Popullit duhet ta shqyrtojë këtë rast dhe të verifikojë nëse ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut.

Këto parime mbështeten edhe në Kushtetutën e Shqipërisë, e cila në nenin 25 ndalon torturën dhe trajtimin çnjerëzor ose poshtërues, ndërsa neni 27 parashikon të drejtën për trajtim njerëzor dhe respektimin e dinjitetit të personit të privuar nga liria.

Ekziston gjithashtu një dispozitë drejtpërdrejt e rëndësishme në nenin 11 të Ligjit nr. 82/2024 për Policinë e Shtetit: ndërhyrjet policore duhet të jenë proporcionale me nivelin e rrezikut dhe masat duhet të ndërpriten kur rreziku është eliminuar.

Një shtet demokratik matet nga mënyra se si i trajton qytetarët e tij, sidomos kur ata protestojnë kundër pushtetit.

Studentët nuk janë armiq. Janë bijtë dhe bijat e këtij vendi, janë e ardhmja e Shqipërisë. Dinjiteti i tyre nuk negociohet dhe të drejtat e tyre nuk mund të shtypen me forcën e pushtetit.

Foto nga Google Images

Artikulli përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img