-10.2 C
Sterling Heights
20/01/2026, 20:28
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Zv.kryeministrja takim me të ngarkuarën me punë të SHBA-ve/ Balluku: Shprehëm angazhimin e përbashkët për të vijuar bashkëpunimin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeZv.kryeministrja takim me të ngarkuarën me punë të SHBA-ve/ Balluku: Shprehëm angazhimin...

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn, ka zhvilluar një takim këtë të hënë me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Balluku i ka uruar suksese në misionin e VanHorn në Shqipëri, ndërsa zbulon detaje nga takimi. “Shprehëm angazhimin e përbashkët për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë, si shenjë e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona”, thekson Balluku.

“Me Nancy VanHorn, të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, shprehëm angazhimin e përbashkët për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë, si shenjë e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona. Duke i uruar suksese në misionin e saj në Shqipëri, e njoha Nancy VanHorn edhe me disa prej projekteve më të rëndësishme që Shqipëria është duke ndërmarrë, e ku SHBA na ka dhënë një mbështetje të pakursyer, veçanërisht në sektorin e energjisë”, shkruan Balluku./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img