-12.3 C
Sterling Heights
15/01/2026, 9:48
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Statistikat e Junajtid-Njukasëll/ “Djajtë” duan trofeun e parë pas 6 vitesh, “qymyrxhinjtë” për të thyer mallkimin në “Wembly”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiStatistikat e Junajtid-Njukasëll/ “Djajtë” duan trofeun e parë pas 6 vitesh, “qymyrxhinjtë”...

Sot të gjithë sytë do të jenë drejtuar nga “Wembley” ndërsa Mançester Junajtidi do të provojë që t’i japë fund 6 viteve pritje për të fituar trofeun e parë. Për herë të fundit triumfuan në 2017-ën, në finalen e Ligës së Europës.

– Këtë sezon skuadra e Erik ten Hagut është në garë për të fituar të katër trofetë sezonalë. “Djajtë” do të kërkojnë të ngrenë nesër trofeun e Kupës së Ligës për herë të gjashtë në histori, ndërsa për ta do të jetë finalja numër 10.

– “Wembley” është si një shtëpi e dytë për Mançester Junajtidin, ku kjo do të jetë hera e 53-të që ata do të luajnë në tempullin e futbollit anglez.

– Njukasëll ka tre ndeshje që nuk fiton (2 barazime, 1 humbje) dhe kjo nuk është mënyra më e mirë për skuadrën e Edi Haut për të mbërritur në këtë finale. “Qymyrxhinjtë” do të përpiqen të fitojnë trofeun e tyre të parë prej vitit 1969.

– Njukasëlli do të provojë që t’i japë fund serisë së 8 humbjeve radhazi në “Wembley”, që prej finales së Kupës FA 1955.

– Nëse Rashford do të rikuperohet nga dëmtimi që pësoi me Barçën, ai do të kërkojë të shënojë një gol të gjashtë në po kaq ndeshje në Kupën e Ligës këtë sezon (golashënuesi më i mirë). Mesatarja e sulmuesit të Junajtidit këtë sezon në këtë kompeticion është 1.6 gola për 90 minuta.

– Vetëm dy prej nëntë finaleve të shkuara të Kupës së Ligës kanë përfunduar me kohë shtesë për Mançester Junajtidin.

/PanoramaSport/

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img