-2.4 C
Sterling Heights
05/12/2025, 17:03
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Haradinaj niset drejt SHBA-së, shoqërohet nga deputeti Tahiri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetHaradinaj niset drejt SHBA-së, shoqërohet nga deputeti Tahiri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka udhëtuar për vizitë zyrtare për ShBA, i shoqëruar nga shefi i Grupit Parlamentar, deputeti, Besnik Tahiri.

Vizitën e tij Haradinaj do ta fillojë në Chicago, ku do të qëndrojë me ftesë të Universitetit të Chicagos -“Instituti Pearson”, në konferencën e tyre globale, ku do të flasë për zhvillimet në Kosovë dhe rrugëtimin e Kosovës që nga liria e deri më sot, transmeton Telegrafi.

Po ashtu, Haradinaj në Chicago do të takojë një pjesë të komunitetit shqiptar.

Nga zyra për media e AAK-së njoftojnë se vizita e Haradinajt do ta vazhdojë edhe në New York ku do të pritet nga Federata Panshqiptare “Vatra” dhe do të takojë komunitetin shqiptaro-amerikan.

Gjatë qëndrimit në New York,  Haradinaj do të takojë kongresmen dhe zyrtarë tjerë të shtetit.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img