17.9 C
Sterling Heights
15/09/2026, 7:47
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetGjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Vendimi është marrë më 15 shtator 2026 nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i mbledhur në Dhomë Këshillimi, gjatë shqyrtimit të kërkesës së Veliajt kundër vendimeve të mëparshme të gjykatave të posaçme.

Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë ka vendosur “lënien në fuqi të Vendimit nr. 13 (87-2025-85), datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Kërkesa e Erion Veliajt kishte për objekt shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, të Apelit të Posaçëm dhe të një vendimi të mëparshëm të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, që lidhen me masën e sigurisë ndaj tij.

Pas shqyrtimit të çështjes, Kolegji Penal, bazuar në nenin 441, pika 1, shkronja “e” të Kodit të Procedurës Penale, vendosi rrëzimin e kërkesës nëpërmjet lënies në fuqi të vendimit të Apelit të Posaçëm.

Në këtë mënyrë, masa “arrest me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës mbetet në fuqi, ndërsa çështja penale ndaj tij vijon të jetë në kompetencën e institucioneve të drejtësisë.

Vendimi i sotëm shënon një tjetër zhvillim të rëndësishëm në një prej dosjeve më të bujshme që kanë përfshirë një zyrtar të lartë vendor në Shqipëri. Për Veliajn, vendimi përbën një goditje të rëndësishme në përpjekjen e tij ligjore për ndryshimin e masës së sigurisë.

Vendimi: 

”Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i mbledhur në datë 15 shtator 2026, në Dhomë Këshillimi, mori në shqyrtim dosjen penale me palë: Kërkues: Erion Veliaj, Palë e Interesuar: Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe objekt: Shfuqizimin e vendimeve nr. 7, dt. 09.02.2025, të Gjykatës se Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vleftësuar përmes vendimit nr. 14, dt. 12.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 13, dt. 13.03.2025, te Gjykates se Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2025-1153 (176), dt. 08.07.2025, te Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Shpenzimet gjyqësore ne ngarkim të subjektit të interesuar.
Pasi shqyrtoi çështjen, Kolegji, bazuar në nenin 441, pika 1, shkronja “e” të Kodit të Procedurës Penale, vendosi: Lënien në fuqi të Vendimit nr.13 (87-2025-85), datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.“

Foto nga Google Images

Artikulli përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img