Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti Ambasadoren e re të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale.
Begaj i uroi ambasadores suksese në detyrën e saj në krye të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, duke vlerësuar rolin kyç të këtij institucioni në forcimin e marrëdhënieve mes Tiranës dhe Brukselit dhe në mbështetjen e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.
Gjatë takimit, Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria mbetet e angazhuar për realizimin e objektivit strategjik për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2030.
“Shqipëria është e angazhuar për përmbushjen e objektivit të saj strategjik për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Përfshirja e të gjithë shoqërisë shqiptare në realizimin e kësaj ambicieje dhe entuziazmi i saj për këtë proces janë një tipar që na diferencon dhe na nxit të punojmë edhe më fort për ta arritur këtë objektiv”, u shpreh Presidenti Begaj.
Duke iu referuar Ambasadores Moreira de Sousa, Presidenti Begaj shprehu besimin se deri në përfundim të mandatit të saj, Shqipëria do të jetë anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
“Shqipëria është e angazhuar për përmbushjen e objektivit të saj strategjik për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Përfshirja e të gjithë shoqërisë shqiptare në realizimin e kësaj ambicieje dhe entuziazmi i saj për këtë proces janë një tipar që na diferencon dhe na nxit të punojmë edhe më fort për ta arritur këtë objektiv”, u shpreh Presidenti Begaj.
Takimi vjen në kuadër të angazhimeve për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, në një periudhë të rëndësishme për procesin e integrimit të vendit.
Nga ana e saj, Ambasadorja Sofia Moreira de Sousa nis detyrën në një periudhë të rëndësishme për marrëdhëniet Shqipëri-BE, ndërsa vendi vijon procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Foto nga Google Images
Artikulli përgatitur nga ACTVUSA


