21.6 C
Sterling Heights
26/09/2026, 19:20
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Shqipëria triumfon 2-0, Asllani dhe Muçi i japin fitoren kuqezinjve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeShqipëria triumfon 2-0, Asllani dhe Muçi i japin fitoren kuqezinjve

Kombëtarja shqiptare ka marrë një fitore të merituar 2-0, pas një paraqitjeje të mirë dhe një loje të kontrolluar gjatë gjithë ndeshjes.

Kristian Asllani zhbllokoi rezultatin në minutën e 34-t, duke u treguar i saktë nga pika e penalltisë. Kuqezinjtë vijuan të sulmonin dhe të diktonin ritmin, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë erdhi edhe goli i dytë, me autor Myrto Muçin.

Edhe në pjesën e dytë Shqipëria ruajti kontrollin e lojës, duke administruar avantazhin dhe duke mos lejuar kundërshtarin të rikthehej në ndeshje. Në fund, tabela e rezultatit mbeti e pandryshuar: Shqipëria 2-0.

Tashmë vëmendja kthehet te sfida e radhës. Më datë 29, Shqipëria do të përballet me San Marinon, ndërsa Finlanda do të luajë ndaj Bjellorusisë.

Foto nga Google Images

Artikulli përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img