-8.1 C
Sterling Heights
16/01/2026, 4:28
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

The Athletic: Guardiola e ka vendosur, do të rinovojë me Man.Cityn edhe për një vit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetThe Athletic: Guardiola e ka vendosur, do të rinovojë me Man.Cityn edhe...

Pas javësh dyshimesh dhe disa thashethemeve për një ndarje të mundshme, Manchester City më në fund mund të marrë frymë lehtësuese: Pep Guardiola ka vendosur të rinovojë kontratën e tij me Sky Blues edhe për një tjetër sezon, plus një opsion fakultativ. Kjo është bërë e ditur nga The Athletic.

Kontrata e menaxherit spanjol do të skadojë më 30 qershor dhe qëndrimi i tij sigurisht që do të ishte një frymë e freskët në një moment pasigurie të madhe, sanksionet e mundshme për mosrespektim të Fair Play-t financiar janë në tryezë, dhe rezultate të tmerrshme, me katër humbje radhazi para pushimit të kombëtareve (asnjëherë nuk kishte ndodhur në karrierën e ish-trajnerit të Barcelonës dhe Bayern Munichut).
Edhe pse ende nuk ka ardhur asnjë konfirmim zyrtar, Guardiola ka vendosur të thotë ‘Po’ dhe do të vazhdojë rrugëtimin e tij, në krye të një klubi të cilin e ka udhëhequr në fitimin e të gjithë trofeve. Tani gjithçka mund të ndryshojë dhe pjesa e parë mund të jetë rinovimi i Erling Haaland.

Guardiola është trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit: në tetë sezone ai ka fituar gjashtë Premier League, tre Community Shields, katër Kupa Carabao, dy Kupa FA, një Kupë Botërore për Klube, një Superkupë Evropiane dhe, më e rëndësishmja nga të gjitha, Champions Leaguen e parë në historinë e Cityt./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img