-11.4 C
Sterling Heights
15/01/2026, 12:36
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

LIVE FIFA “The Best”/ Nuk kishte dyshime, Leo Mesi shpallet lojtari më i mirë i vitit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiLIVE FIFA “The Best”/ Nuk kishte dyshime, Leo Mesi shpallet lojtari më...

FIFA zhvillon sot në Paris edicionin e saj të 7 të çmimeve “The Best”, për të nderuar më të mirët e vitit që lamë pas, 2022. FIFA ka vendosur të zhvillojë këtë ceremoni në shkurt, si pasojë e përfundimit të Botërorit 2022 në dhjetor.

Në këtë ceremoni do të jepen çmime të rëndësishme për lojtarë e trajnerë, si për meshkuj, ashtu edhe për femra, teksa do të publikohet edhe 11-shja më e mirë e vitit e përzgjedhur nga FIFPro.

LIVE

Ora 22:40 Leo mesi fiton çmimin “FIFA The Bets Men’s Player” për vitin 2022.

Ora 22:30 Aleksia Putejas fiton çmimin FIFA “The Best Women’ Player” për vitin 2022.

Ora 22:20 Shpallet “Formacioni The Best” për meshkuj.

Ora 22:11 Shpallet “Formacioni The Best” për femra.

Ora 22:04 Tifozët e Argjentinës fitojnë çmimin “Fans The Best”.

Ora 21:58 Luka Lukoshvil fiton çmimin “Fair Play”, pasi i fitoi jetën kundërshtarit.

Ora 21:50 Lionel Skaloni fiton “Trajneri The Best”, pasi arriti triumfin me Argjentinën në Botërorin e Katarit.

Ora 21:44 Sarina Vigmen fiton “Trajnerja The Best”, pasi arriti të triumfonte me Anglinë e femrave në kampionatin Europian.

Ora 21:37 “Çmimi Pushkash” për golin e vitit i shkon polakut Marcin Oleksi.

Ora 21:30 Emiliano Martinez merr çmimin “The Best” si “Portieri i Vitit” pasi triumfoi me Argjentinën në Botëror.

Ora 21: 24 Meri Ërps shpallet “Portierja e Vitit The Best”, pasi ia doli që të shkëlqente me Anglinë në Europian.

Ora 21:11 Në skenë ngjitet Ronaldo “fenomeni”, i cili gjithashtu kujton Pele, e më pas i dorëzon çmimin “The Best” gruas së legjendës braziliane, Marcia Cibele Aoki.

Ora 21:08 Infantino kujton emrat e mëdhenj që kanë ndërruar jetë gjatë vitit të fundit, ndërsa ndalet sidomos te homazhet për Pele dhe publikohet një klip i shkurtër rreth tij.

Ora 21:00 – Nis ceremonia që drejtohet nga Xhermen Xhenas dhe Samanta Xhonson, të cilët ftojnë menjëherë në skenë presidentin e FIFA-s, Xhani Infantino.

/PanoramaSport/

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img