-11.4 C
Sterling Heights
15/01/2026, 7:05
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Po vdes nanë, sot po vdes” poezi kushtuar Marie Tucit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKulture“Po vdes nanë, sot po vdes” poezi kushtuar Marie Tucit

Marie Tuci është e vetmja grua që renditet mes 38 martirëve të parë të kishës katolike shqiptare dhe u beatifikua nga Papa Françesku më 5 nëntor 2016 në një ceremoni të mbajtur në Shkodër. Ajo mbetet një simbol i qëndresës dhe sakrificës, duke frymëzuar brezat e rinj me historinë e saj të guximit dhe besimit të palëkundur.

Po vdes nanë, sot po vdes

Nan’ e dashtun, sot po vdes
më kan futur, në një thes
lakuriq, tok me një mace
më kan mbyll , në thes linace

N’burg të Shkodrës, po m’del shpirti
po ma merr nan’, shef Seiti
jashtë thesit, shqip po flasin
më shqelmojn’ e më godasin
ligësia, nuk ka ngjyrë
shqelm në bark, shqelm në fytyrë!

Po vdes nanë, sot po vdes
një lëmsh gjaku, brenda n’thes
nuk ka vend imagjinata
kriminel, shpirtzinj si nata
më kan ça, bark e zorrë
hajde nan, e ver’ një dorë!

Mbaju nan’, mbaju burrneshë
më sill teshat, e m’vish murgeshë
mos qaj nan, jam bij Mirdite
s’na kan mposht, tash ndër vite
as dhe shkau, as dhe turku
as Enveri, as dhe burgu
as bollshik, e as titista
as hetues, as komunista!

Po vdes nanë, moj un’ e zeza
shko më sill, një palë ndresa
njëzet e dy, sapo kam mbush
nuk du’ nan’, me m’qa kurkush
as n’ Orrosh, e as Ndërfush
as në bjeshkë, atje thellë
as në Fan, e as në Kthellë
as n’Kurbnesh, e as n’ Selitë
as kurkund, nëpër Mirditë

Zoti nan, ka pat’ mëshirë
më ka dërgu, të vdes e lirë
më sill ndresat, po të pres
po vdes nanë, sot po vdes

✍️Meti Fidani

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img