-15.5 C
Sterling Heights
20/01/2026, 8:26
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Protesta e Opozitës në Tiranë: Masat e Rrepta të Sigurisë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeProtesta e Opozitës në Tiranë: Masat e Rrepta të Sigurisë

Në Tiranë, protesta e opozitës ka sjellë masa të rrepta sigurie, me mbi 800 efektivë policie të angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë. Policia ka marrë masa të jashtëzakonshme, duke përfshirë pajisjen e efektivëve me maska kundragaz dhe vendosjen e autobotëve me ujë për të përballuar çdo situatë të mundshme.

Dyert e Kryeministrisë janë blinduar me veshje metalike për të parandaluar çdo përpjekje për hyrje të dhunshme, ndërsa përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për monitorim të vazhdueshëm.

Kryepolici Ilir Proda ka zhvilluar mbledhje dje me vartësit e tij lidhur me mbarëvajtjen e rendit dhe të sigurisë nga policia gjatë protetës. Ai ka  dhënë porositë lidhur me detyrat e policisë për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestës.

Protesta, e cila pritet të nisë në orët e mbrëmjes, ka mobilizuar gjithashtu forcat speciale si RENEA dhe FNSH, të cilat janë në gatishmëri për çdo skenar të paparashikuar. Policia ka bërë thirrje për qetësi dhe shmangie të provokimeve, ndërsa opozita ka ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.

Foto nga Google Images


Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img