25.6 C
Sterling Heights
12/04/2026, 17:23
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Presidenti Bajram Begaj uron besimtarët ortodoksë nga Korça: “Të jemi më solidarë dhe më të mirë me njëri-tjetrin”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmePresidenti Bajram Begaj uron besimtarët ortodoksë nga Korça: “Të jemi më solidarë...

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ishte këtë të diel në Korçë, ku mori pjesë në kremtimet e Pashkët Ortodokse në Mitropolia e Korçës, duke përcjellë një mesazh urimi dhe reflektimi për të gjithë besimtarët.

Gjatë vizitës së tij, Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për mikpritjen dhe theksoi rëndësinë shpirtërore të kësaj dite të shenjtë. Ai uroi që kjo festë të sjellë paqe, dritë dhe shpresë jo vetëm për besimtarët ortodoksë, por për të gjithë shqiptarët.

“Qoftë e bekuar për të gjithë besimtarët, por edhe për të gjithë shqiptarët. Uroj që drita e qiririt e marrë mbrëmë në kishë të ndriçojë zemrat e çdo individi dhe të gjithë shoqërisë sonë, që të bëhemi më të mirë me njëri-tjetrin, më solidarë dhe më të mbarë,” u shpreh Presidenti Begaj.

Ai gjithashtu përcolli urime për drejtuesin shpirtëror të kishës ortodokse në Korçë, duke uruar për një shërbesë të suksesshme dhe të bekuar në vijim.

Mesazhi i Presidentit vjen në një moment reflektimi për shoqërinë shqiptare, duke theksuar nevojën për më shumë bashkim, mirëkuptim dhe solidaritet mes njerëzve, vlera që marrin një kuptim edhe më të thellë në ditë të tilla festive.

Pjesëmarrja e tij në ceremonitë e Pashkës në Korçë u pa si një gjest afërsie dhe respekti ndaj komunitetit ortodoks dhe traditave të tij, duke forcuar mesazhin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare në vend.

”Shumë faleminderit për mikpritjen. Jam sot shumë i gëzuar që gjendem në Korçë për të uruar nga Mitropolia e Korçës besimtarët ortodoksë, gëzuar Pashkën.

Qoftë e bekuar për të gjithë besimtarët por edhe për të gjithë shqiptarët. Uroj që drita e qiririt e marrë mbrëmë në kishë të ndriçojë zemrat e çdo individi, çdo besimtari, të gjithë shoqërisë tonë dhe të bëhemi më të mirë me njëri tjetrin, më solidarë dhe më të mbarë për njëri tjetrin. 

Me këtë rast i uroj edhe hirësisë së tij Anastasit, që të ketë një shërbesë të mbarë, të suksesshme këtu në Mitropolinë e Korçës”.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img