PRESIDENTI TRUMP U EVAKUAUA PAS INCIDENTIT TË SIGURISË NE SHTËPINE E BARDHË NE DARKEN KORRESPONDENTËVE
Sipas informacioneve të fundit, Presidenti i SHBA-së Donald Trump, Zonja e Parë, si dhe të gjithë anëtarët e Kabinetit që ndodheshin në event, janë të gjithë të sigurt dhe nuk kanë pësuar asnjë lëndim. Autoritetet kanë konfirmuar se situata është vënë nën kontroll dhe po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit.
Sipas raportimeve të para nga burime të ndryshme të sigurisë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka dalë i padëmtuar, ndërsa figura të tjera të larta të shtetit amerikan janë evakuuar me urgjencë nga një event vjetor i rëndësishëm në Uashington, i njohur si White House Correspondents’ Dinner, pas një kërcënimi të paqartë sigurie të shtunën në mbrëmje.
Ndër të pranishmit ishin president Trump, Zonja e pare Melanie Trump, Zëvendëspresidenti JD Vance, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio.
Sipas informacioneve fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar në momentet e para pas incidentit. Megjithatë, thuhet se një person i armatosur mund të ketë hapur zjarr, por këto pretendime ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet federale.
Ngjarja ka shkaktuar panik të menjëhershëm brenda dhe jashtë ambientit ku po zhvillohej darka, duke detyruar shërbimet e sigurisë të ndërhyjnë dhe të organizojnë evakuimin e shpejtë të pjesëmarrësve, përfshirë zyrtarë të lartë të administratës dhe të ftuar të shumtë.
Deri në këtë moment, autoritetet amerikane nuk kanë dhënë një version përfundimtar të asaj që ka ndodhur, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar natyrën e kërcënimit dhe nëse ka pasur vërtet një sulm të armatosur.
Publiku dhe mediat po presin një deklaratë zyrtare nga Shtëpia e Bardhë dhe agjencitë e sigurisë për të hedhur dritë mbi rrethanat e incidentit që tronditi një nga eventet më të njohura politike dhe mediatike në SHBA.
Foto nga Google Images
Artikulli pregatitur nga ACTVUSA


