5.9 C
Sterling Heights
26/04/2026, 7:07
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Sulm në darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari në pranga, një agjent i Shërbimit Sekret i plagosur

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetSulm në darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari në...

Një incident i rëndë ka tronditur mbrëmjen e Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, ku një person i armatosur u përpoq të çante një pikë kontrolli sigurie dhe u ndalua nga forcat e rendit.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga autoritetet lokale, i dyshuari është identifikuar si Cole Tomas Allen, 31 vjeç nga Kalifornia. Ai është ndaluar nga policia dhe Shërbimi Sekret dhe aktualisht po merr trajtim në një spital lokal, pasi ndodhej në gjendje për vlerësim mjekësor, edhe pse nuk është goditur nga armë zjarri.

Ai vrapoi permes pikes se kontrollit te hotelit ne hyrjen e salles ku do te zhvillohej eventi, ku u neutralizua nga forcat e ligjit.

Muriel Bowser, kryebashkiakja e Uashingtonit, deklaroi se situata u menaxhua shpejt nga forcat e sigurisë, ndërsa konfirmoi se një agjent i Shërbimit Sekret është plagosur dhe po trajtohet në spital.

Edhe Shefi në detyrë i Policisë Metropolitane të Uashingtonit, J. W. Carroll, tha se i dyshuari nuk u qëllua, por u neutralizua dhe u vu nën kontroll menjëherë pas incidentit pranë pikës së kontrollit të hyrjes.

Sipas Prokurores Federale Jeanine Pirro, ndaj të arrestuarit pritet të ngrihen dy akuza të rënda: përdorim i armës së zjarrit gjatë një krimi dhune dhe sulm ndaj një oficeri federal me armë të rrezikshme.

Ngjarja shkaktoi panik mes të pranishmëve në këtë event të rëndësishëm politik dhe mediatik në SHBA, ndërsa autoritetet federale kanë nisur një hetim të plotë për të zbuluar motivet dhe mënyrën se si i dyshuari arriti të afrohej pranë zonës së siguruar.

Hetimet po vijojnë dhe autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët dhe ditët në vijim.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img