15.7 C
Sterling Heights
27/04/2026, 12:46
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Rama i kërkon Spiropalit të ndalë kritikat: “O je me ne, ose përballë nesh”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetRama i kërkon Spiropalit të ndalë kritikat: “O je me ne, ose...

Një mbledhje e zhvilluar sot në grupin parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë ka nxjerrë në pah tensione të brendshme, pas qëndrimeve kritike të shprehura nga ish-ministrja Elisa Spiropali ndaj zhvillimeve në parti.

Sipas burimeve mediatike, kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i PS-së, Edi Rama, i ka kërkuar Spiropalit që të ndalë postimet dhe komentet kritike në publik, duke theksuar se “nuk ka vend për drama në parti”. Në të njëjtën mbledhje, mësohet se Rama ka përdorur një ton të prerë, duke i drejtuar mesazhin: “O je me ne, ose përballë nesh”.

Burime nga brenda grupit parlamentar bëjnë me dije se Rama ka përmendur edhe disa raste konkrete të qëndrimeve të Spiropalit, duke shtuar: “Herën e parë nuk votove, të dytën bëre çarçaf, të tretën del nga grupi”, një paralajmërim i drejtpërdrejtë për përjashtim të mundshëm nga grupi parlamentar nëse situata përsëritet.

Nga ana tjetër, Spiropali ka tentuar të japë sqarimet e saj lidhur me qëndrimet e fundit, por sipas të njëjtave burime, nuk i është dhënë mundësia të shprehet plotësisht gjatë mbledhjes.

Ky zhvillim sinjalizon një përplasje të mundshme brenda radhëve të socialistëve, në një moment kur lidhjet e brendshme te partisë konsiderohen kyç për përballimin e sfidave politike në vend.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img