20.5 C
Sterling Heights
19/05/2026, 1:06
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Studentë shqiptarë protestojnë në Shkup për provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqipe

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetStudentë shqiptarë protestojnë në Shkup për provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqipe

Në Shkup sot pritet të zhvillohet një protestë e studentëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe vise të tjera shqiptare, të cilët kërkojnë realizimin e provimit të Jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe.

Tubimi do të mbahet nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një”, ndërsa nisja e protestës është paralajmëruar për në orën 16:30, te Ura e Gurit në qendër të Shkupit. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke theksuar rëndësinë e bashkimit rreth kërkesës së tyre.

“Në mbrojtje të gjuhës sonë, të gjithë bashkë para Urës së Gurit”, thuhet në thirrjen publike të studentëve, e cila është shpërndarë në rrjete sociale dhe përmes organizimeve studentore.

Sipas organizatorëve, protesta synon të ngrejë shqetësimin për mungesën e mundësisë që provimi i Jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe, duke e konsideruar këtë një çështje të barazisë gjuhësore dhe të të drejtave të studentëve shqiptarë në sistemin juridik.

Pjesëmarrjen në këtë protestë e ka konfirmuar edhe Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, i cili u ka bërë thirrje studentëve dhe qytetarëve që të solidarizohen dhe të marrin pjesë në këtë organizim, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes ndërshqiptare për këtë çështje.

Deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar të detajuar nga institucionet përkatëse lidhur me kërkesat specifike të ngritura, ndërsa protesta pritet të zhvillohet në orët e pasdites në Shkup.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img