Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa dhe aktori i Hollywood-it Callum Turner kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë këtë të diel, në një ceremoni intime të zhvilluar në Londër. Sipas mediave ndërkombëtare, çifti shkëmbeu betimet martesore në sallën historike Old Marylebone Town Hall, në prani të familjarëve dhe miqve më të afërt.
Ceremonia u mbajt larg vëmendjes së madhe mediatike, duke reflektuar dëshirën e çiftit për ta ndarë këtë moment të rëndësishëm vetëm me njerëzit më të afërt. Fotografitë e publikuara pas ceremonisë tregojnë dyshen duke dalë nga godina mes duartrokitjeve dhe konfetive të hedhura nga të ftuarit.
Për ditën e saj të veçantë, Dua Lipa u shfaq me një veshje elegante të personalizuar nga shtëpia e modës Schiaparelli, ndërsa Callum Turner zgjodhi një kostum klasik ngjyrë blu të errët.
Historia e dashurisë mes tyre u bë publike në fillim të vitit 2024. Pas më shumë se dy vitesh lidhjeje, çifti u fejua gjatë vitit 2025 dhe tani ka hedhur hapin e radhës duke u bërë zyrtarisht bashkëshortë.
Raportime të ndryshme sugjerojnë se ceremonia në Londër mund të jetë vetëm fillimi i festimeve, pasi pritet që çifti të organizojë edhe një festë më të madhe martese në Sicili të Italisë gjatë ditëve në vijim.



Pas martesës së tyre civile në Londër, Dua Lipa dhe Callum Turner pritet të organizojnë një seri festimesh në Sicili të Italisë gjatë ditëve në vijim. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, aktivitetet mund të zgjasin disa ditë dhe të mbledhin miq, familjarë dhe emra të njohur nga bota e artit dhe muzikës.
Në mesin e të ftuarve që përmenden nga mediat janë këngëtaret Charli XCX dhe Tove Lo, ndërsa ka gjithashtu spekulime se legjenda e muzikës, Elton John, mund të jetë pjesë e festimeve. Megjithatë, pjesëmarrja e tij nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Burime të cituara nga mediat britanike thonë se çifti ka rezervuar disa ambiente prestigjioze për organizimin e eventeve, të cilat pritet të zhvillohen në Palermo të Sicilisë.
Po ashtu, raportohet se stilisti francez Simon Porte Jacquemus, themelues i markës Jacquemus, mund të ketë krijuar një nga veshjet që Dua Lipa do të përdorë gjatë festimeve, por edhe ky detaj mbetet i pakonfirmuar zyrtarisht.
Callum Turner i propozoi martesë Dua Lipës në fund të vitit 2024, ndërsa këngëtarja konfirmoi publikisht fejesën gjatë një interviste në vitin 2025. Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre me një ceremoni private në Old Marylebone Town Hall në Londër më 31 maj 2026.
Martesa e Dua Lipës ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat nga e gjithë bota kanë uruar këngëtaren me origjinë shqiptare dhe bashkëshortin e saj për këtë moment të rëndësishëm në jetën e tyre.
Foto nga Google Images
Artikulli pregatitur nga ACTVUSA


