27.9 C
Sterling Heights
27/08/2026, 18:05
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

President Trump firmos urdhrin: Liqeni Ontario riemërtohet “Liqeni i Amerikës”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetPresident Trump firmos urdhrin: Liqeni Ontario riemërtohet “Liqeni i Amerikës”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, firmosi të enjten një urdhër ekzekutiv që riemërton Liqenin Ontario si “Liqeni i Amerikës” (Lake America) për përdorim nga qeveria federale amerikane.

Urdhri, i firmosur në Zyrën Ovale, hyn në fuqi menjëherë, ndërsa Sekretari i Brendshëm është ngarkuar të ndërmarrë hapat e nevojshëm për zbatimin e ndryshimit brenda 30 ditëve. Sipas urdhrit, të gjitha referencat federale amerikane, përfshirë hartat, dokumentet, kontratat dhe komunikimet zyrtare, duhet të përditësohen për të pasqyruar emrin e ri. 

Shtëpia e Bardhë e paraqiti vendimin si një njohje të rëndësisë historike dhe ekonomike të liqenit për Shtetet e Bashkuara. Liqeni Ontario ndodhet mes shtetit amerikan të Nju Jorkut dhe provincës kanadeze të Ontarios, duke qenë një nga pesë Liqenet e Mëdha.

Vendimi vjen në një moment të tensioneve të vazhdueshme tregtare mes Uashingtonit dhe Otavës. Megjithatë, Trump nuk mund ta detyrojë Kanadanë apo organizmat ndërkombëtarë të pranojnë emrin e ri; ndryshimi zbatohet për përdorimin zyrtar të qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara. 

Ky është ndryshimi i dytë i madh i një emërtimi gjeografik të tillë gjatë administratës Trump, pas urdhrit të vitit 2025 për përdorimin e emrit “Gjiri i Amerikës” në vend të Gjirit të Meksikës në dokumentet zyrtare federale amerikane.

“Tani kemi Gjirin e Amerikës, kemi edhe Liqenin e Amerikës dhe na duhet një oqean. Kështu që, shumë shpejt, ndoshta do ta ndryshojmë emrin e Oqeanit Atlantik ose të Oqeanit Paqësor në Oqeani i Amerikës,”-tha Presidenti Trump

Foto nga The White House profile

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img