21.4 C
Sterling Heights
28/08/2026, 14:01
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kongresmenët amerikanë prezantojnë “SRBIJA Act”, Joe Wilson akuza të forta ndaj Vuçiqit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKongresmenët amerikanë prezantojnë “SRBIJA Act”, Joe Wilson akuza të forta ndaj Vuçiqit

Dy kongresmenë amerikanë, republikani Joe Wilson dhe demokrati Bill Keating, kanë prezantuar në Kongresin e Shteteve të Bashkuara një nismë dypartiake të quajtur “SRBIJA Act”, e cila synon të adresojë zhvillimet politike dhe shqetësimet për demokracinë, korrupsionin dhe stabilitetin në Serbi.

Nisma parashikon mundësinë e sanksioneve dhe kufizimeve të vizave ndaj individëve që minojnë proceset demokratike, paqen, stabilitetin dhe integritetin territorial në Ballkanin Perëndimor. Ajo vjen në një periudhë kur Serbia përballet me protesta të vazhdueshme kundër korrupsionit dhe pakënaqësi të gjerë ndaj qeverisjes së presidentit Aleksandar Vučić. 

Kongresmeni Joe Wilson e ka shoqëruar prezantimin e nismës me akuza të ashpra ndaj Vuçiqit, duke deklaruar se nën udhëheqjen e tij Serbia është larguar nga sundimi i ligjit dhe është afruar me regjime që Uashingtoni i konsideron kundërshtare të lirisë dhe interesave perëndimore.

“Nën presidentin Vuçiq, Serbia është larguar qëllimisht gjithnjë e më shumë nga sundimi i ligjit dhe është afruar me armiqtë e lirisë, si krimineli i luftës Putin, Partia Komuniste Kineze dhe regjimi terrorist në Teheran”, ka shkruar Wilson.

Ai ka shtuar se, pavarësisht protestave të gjera kundër korrupsionit, qeveria e Vuçiqit rrezikon të destabilizojë jo vetëm Serbinë, por edhe rajonin më gjerë.

“Pavarësisht protestave masive kundër korrupsionit, qeveria e Vuçiqit kërcënon të destabilizojë rajonin dhe më gjerë. Populli i Serbisë meriton më mirë”, ka deklaruar kongresmeni republikan. 

Ndërkohë, Bill Keating ka theksuar se ligji i ri synon të ushtrojë presion ndaj autoriteteve serbe për të bërë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe për të frenuar ndikimin e Rusisë, Kinës dhe Iranit.

Sipas nismës, sekretari amerikan i Shtetit pritet të kërkojë nga Beogradi përparim në disa çështje kryesore, përfshirë garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit, lirinë e medias dhe lirinë e tubimit.

Projektligji ngre gjithashtu shqetësime për përdorimin e forcës kundër protestuesve dhe kërkon hetim e përgjegjësi lidhur me tragjedinë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit. Në rast se administrata amerikane nuk konstaton përparim të mjaftueshëm, nisma parashikon mundësinë e ndërprerjes së dialogut strategjik me Serbinë ose pezullimit të fondeve të lidhura me të. 

“SRBIJA Act” përbën kështu një sinjal të fortë nga Kongresi amerikan ndaj politikave të Beogradit dhe një mesazh se marrëdhëniet e ardhshme mes Uashingtonit dhe Serbisë mund të lidhen ngushtë me respektimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img