24.1 C
Sterling Heights
31/08/2026, 13:19
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Berisha zbulon detaje për vizitën në SHBA: “Do të shkoj në Teksas në konferencën e Partisë Republikane”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetBerisha zbulon detaje për vizitën në SHBA: “Do të shkoj në Teksas...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë detaje të reja lidhur me vizitën e tij të pritshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke sqaruar se udhëtimi do të lidhet me pjesëmarrjen në një aktivitet të Partisë Republikane amerikane në Teksas.

Në një komunikim me gazetarët, Berisha bëri të ditur se do të marrë pjesë në një konferencë që lidhet me zgjedhjet e mesmandatit në SHBA. Ai tha se do të jetë pjesë e një delegacioni të Unionit Demokrat Ndërkombëtar (IDU), i cili është ftuar nga Partia Republikane amerikane.

“Jo, ju sqaroj. Dokumentet janë në ambasadën amerikane dhe unë nuk kam prenotuar asnjë takim. Unë shkoj, siç e dini, në Teksas në konferencën e Partisë Republikane amerikane për zgjedhjet midterm. Unë jam në një delegacion të Unionit Demokrat Ndërkombëtar, një delegacion i gjerë, i cili është i ftuar nga Partia Republikane, parti kryesore në IDU, për të marrë pjesë në këtë konferencë. Përveç kësaj, unë kam një ftesë dhe nga një institut republikan”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së u pyet gjithashtu nëse gjatë qëndrimit në SHBA ka planifikuar takime të veçanta me personalitete apo zyrtarë amerikanë. Berisha tha se deri në këtë moment nuk ka prenotuar ndonjë takim.

Ai foli edhe për situatën lidhur me dokumentacionin e udhëtimit, duke thënë se nuk ka marrë ende ndonjë njoftim të ri nga ambasada amerikane.

“Jo, nuk kam pasur njoftim, as orën, as minutat”, u shpreh ai, kur u pyet nëse kishte marrë ndonjë informacion të orëve të fundit për pasaportën.

Vizita e Berishës në SHBA vjen në një periudhë kur Partia Republikane amerikane po përgatitet për zgjedhjet e mesmandatit, ndërsa pjesëmarrja e tij në aktivitetin në Teksas pritet të jetë në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare të IDU-së.

Deri tani, nga deklaratat e Berishës nuk rezulton të ketë një axhendë të konfirmuar për takime të tjera politike në SHBA. Ai ka bërë të qartë se pjesëmarrja në konferencën e Partisë Republikane dhe ftesa nga një institut republikan janë në qendër të vizitës së tij.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga AVTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img