24.3 C
Sterling Heights
29/09/2026, 15:35
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Rama, “fëmijët e Ursulës” dhe tavolina europiane: Kur integrimi kthehet në një lojë me metafora

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetRama, “fëmijët e Ursulës” dhe tavolina europiane: Kur integrimi kthehet në një...

Në prag të vizitës së Ursula von der Leyen në Tiranë, Edi Rama zgjodhi një mënyrë të pazakontë për t’i dërguar një mesazh Brukselit: familjen e Presidentes së Komisionit Europian. Në fjalën e tij për procesin e integrimit europian, Rama e krahasoi Bashkimin Europian me një familje me shtatë fëmijë, po aq sa janë shtetet kandidate për anëtarësim, dhe Shqipërinë me një prej këtyre “fëmijëve” që pret ende të rritet.

“Unë shpresoj shumë që të mos na lini në baltë. Nëse do na linit ne si Ballkan, do linit në baltë edhe veten”, tha Rama, duke e paraqitur zgjerimin e BE-së jo vetëm si interes të vendeve kandidate, por edhe si interes strategjik të vetë Europës.

Pastaj erdhi pjesa që tërhoqi më shumë vëmendje.

“Shtatë fëmijë ka Ursula dhe Europa ka shtatë kandidatë”, tha Rama. Sipas tij, fëmijët e von der Leyen nuk u rritën jashtë tryezës së familjes, por “rreth tavolinës”. Përmes kësaj analogjie, ai argumentoi se vendet kandidate duhet të mbahen pranë Europës dhe jo të lihen në një hapësirë ku mund të afrohen me Rusinë apo Kinën. Në versionin e tij figurativ, vajza nuk u dërgua të luante me “gangsterin rus”, ndërsa djali nuk u dërgua të luante me “lodrat kineze”. 

Bashkimi Europian nuk e ka shpallur zgjerimin si një proces pa kushte. Përkundrazi, vetë Komisioni Europian e përshkruan zgjerimin si proces të bazuar në meritë dhe e lidh përparimin e Shqipërisë me përmbushjen e reformave dhe standardeve. Shqipëria ka hapur të gjitha 33 kapitujt e negociatave dhe në korrik 2026 mbylli përkohësisht tre kapituj, por procesi vijon dhe kërkon përmbushjen e kushteve përpara mbylljes përfundimtare. 

Vizita e Ursula von der Leyen në Tiranë e bën mesazhin edhe më të drejtpërdrejtë. Komisioni Europian ka konfirmuar se ajo do të vizitojë Shqipërinë më 30 shtator, përpara se të vijojë vizitën në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut. Në qendër të vizitës janë rruga europiane e vendeve të rajonit dhe hapat e ardhshëm të integrimit gradual. 

Dhe ndoshta ky është thelbi që mbetet pas gjithë historisë së “shtatë fëmijëve të Ursulës”: Europa mund ta mbajë tavolinën të hapur, mund të japë sinjale politike dhe mund ta shohë zgjerimin si interes strategjik. Por sa larg do të shkojë secili prej “fëmijëve” varet nga ajo që sjell me vete në tavolinë. Ftesa nuk është e mjaftueshme. Duhet të tregosh se je rritur.

“Ka një koincidencë këtu, 7 fëmijë ka Ursula dhe BE-ja ka 7 kandidatë. Kështu që fëmijët e Ursulës nuk u rritën në lagje, ata u rritën rreth tavolinës.

Ajo s’i tha vajzës shko dhe kalo ca kohë me atë gangsterin rus atje te cepi, sepse mami është pak e zënë, ajo s’i tha djalit shko dhe luaj me ca lodra kineze, sepse tani tavolinën e përdorin të rriturit, jo ishin të gjithë rreth tavolinës, por jo të gjithë kishin të njëjtën vlerë zëri, s’kishin të njëjtën forcë fjale, madje edhe ushqimi mund të mos ketë i njëjtë.  Mendoj se Europa duhet të gjejë momentin e Helmut Kohlit dhe të thotë hajde të gjithë rreth kësaj tavoline, dhe pastaj se çfarë merr secili, varet nga procesi që bazohet te merita.
Nëse ende po punon për një kapitull tjetër, je ende një nga fëmijët e Ursulës që s’është rritur ende”, tha Rama.

Foto nga Google Images

Artikulli përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img