15.6 C
Sterling Heights
30/09/2026, 11:27
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Rama për Dua Lipën: “Është këngëtare, nuk është Papa”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetRama për Dua Lipën: “Është këngëtare, nuk është Papa”

Rama për Dua Lipën: “Është këngëtare, nuk është Papa”

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te qëndrimi i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ndaj protestave që prej muajsh po zhvillohen në Shqipëri, gjatë një interviste në Samitin e Euronews 2026 në Bruksel.

Rama mori pjesë në një panel kushtuar turizmit, investimeve dhe ambicies së Shqipërisë për të rritur më tej pozicionin e saj si destinacion turistik. Por diskutimi kaloi edhe te protestat kundër projektit në Sazan dhe te mbështetja që Dua Lipa u ka dhënë protestuesve.

E pyetur nëse mbështetja e një figure ndërkombëtare si Dua Lipa mund të konsiderohet pjesë e propagandës kundër projektit, Rama u shpreh se nuk e sheh në këtë mënyrë.

“Ajo është krenare për protestën, unë jam krenar për të. Është shumë e thjeshtë, nuk ka asnjë problem”, tha kryeministri.

Ai e ndau më tej debatin mes zhvillimit dhe ruajtjes së natyrës nga ajo që e cilësoi si një qasje ideologjike, duke argumentuar se zhvillimi dhe konservimi mund të ecin paralelisht.

“Duas i pëlqen protesta. Mua më pëlqen Dua. E dua shumë atë. Nuk e di në qoftë se ajo e dashuron protestën”, u shpreh Rama.

Më pas erdhi edhe një nga frazat që tërhoqi vëmendjen në intervistë.

“Ajo është këngëtare, nuk është Papa. Dhe mua më pëlqen Papa, po nuk jam dakord me Papën për çdo gjë që thotë”, tha Rama.

Deklarata erdhi në një pjesë të intervistës ku po diskutohej roli i figurave publike në debatet shoqërore dhe politike. Rama e përdori shembullin e Dua Lipës për të theksuar se fakti që ai e vlerëson një person nuk do të thotë se duhet të jetë dakord me çdo qëndrim të tij.

Në të njëjtën intervistë, kryeministri foli gjatë për protestat dhe tha se qeveria kishte dëgjuar një pjesë të shqetësimeve të qytetarëve. Ai përmendi edhe një platformë që, sipas tij, do të bëjë publike dokumentet dhe proceset që lidhen me projektin, duke u dhënë qytetarëve mundësi të kontrollojnë informacionin dhe të ndjekin kërkesat e tyre ndaj institucioneve.

Rama përsëriti gjithashtu qëndrimin e tij se vendimi për zhvillimin e projektit nuk duhet të përcaktohet nga protestat, por nga vlerësimi shkencor dhe ndikimi në mjedis. Sipas tij, nëse vlerësimi mjedisor do të tregojë se një pjesë e territorit nuk duhet prekur, ajo pjesë nuk do të preket.

Dua Lipa, ndërkohë, është një prej figurave shqiptare me ndikimin më të madh ndërkombëtar dhe qëndrimet e saj publike për çështje që lidhen me Shqipërinë dhe Kosovën kanë marrë vazhdimisht vëmendje të gjerë.

Foto nga Google Images

Artikulli nga ACTVUSA

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img