11.1 C
Sterling Heights
15/10/2026, 10:03
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, dënon dhunën ndaj studentëve: Ervin Demo ta nisë detyrën duke mbrojtur të rinjtë, jo duke i goditur

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetDeputetja e pavarur, Marjana Koçeku, dënon dhunën ndaj studentëve: Ervin Demo ta...

Përplasjet e dhunshme mes studentëve dhe policisë gjatë protestës së sotme përpara Ministrisë së Arsimit kanë sjellë reagime të forta politike. Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ministrit të Brendshëm, Ervin Demo, duke i kërkuar të ndalojë menjëherë përdorimin e forcës kundër studentëve që kanë dalë në rrugë për të kërkuar zgjidhje për problemet e tyre.

Përmes një reagimi në Facebook, deputetja e cilësoi dhunën ndaj të rinjve si një fillim të papranueshëm të detyrës së re të ministrit, duke theksuar se përgjegjësia e tij duhet të jetë mbrojtja e qytetarëve dhe jo shtypja e protestave.

“Ervin Demo, dhuna kundër studentëve nuk duhet të jetë suksesi jot i parë pas ardhjes në detyrë si Ministër i Brendshëm. Ndalo dhunën, mbro studentët dhe lufto padrejtësitë që ka çu ata studentë në shesh”, shkroi ajo.

Deputetja e akuzoi gjithashtu pushtetin se po i përgjigjet pakënaqësisë së të rinjve me forcën e policisë, në vend që të dëgjojë kërkesat e tyre dhe të përballet me problemet që i kanë nxjerrë në protestë.

“Ngjarja e sotme të tregoi frikacak e të padrejtë. Po mbroheni me dhunë kundër njerëzve që nuk i shmangni dot. Hiqni duert prej studentëve”, përfundoi reagimin e saj.

Protesta u shoqërua me skena të rënda, ku, sipas informacionit të përcjellë për ngjarjen, dhjetëra studentë u përballën me ndërhyrjen e forcave të policisë, të cilat përdorën forcë fizike, gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Pamjet dhe raportimet për trajtimin e protestuesve kanë shtuar shqetësimet për mënyrën se si po menaxhohen protestat studentore.

Në vend që kërkesat e studentëve të marrin përgjigje konkrete, përplasjet me policinë rrezikojnë ta zhvendosin vëmendjen nga problemet që i kanë çuar të rinjtë përpara institucioneve. Përdorimi i forcës nuk zëvendëson dialogun dhe as nuk i zgjidh padrejtësitë. Studentët kanë të drejtë të protestojnë pa u përballur me dhunë, ndërsa institucionet kanë detyrimin të dëgjojnë shqetësimet e tyre dhe të japin përgjigje për përgjegjësitë që u takojnë.

Foto nga Google Images

Artikulli përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img