Pas 24 jave ne Kampionatin e Maqedonise se Veriut, Struga Trim Lum kryeson me 46 pike, pasojne Shkupi me 42, Shkendija 41 etj.
Skuadra shqiptare, Shkupi, mbetet pa kryetrajner.
Largohet Goce Sedlloski, lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të klubit.
“Nga sot kemi ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin tonë të nderuar, i cili e bëri ekipin tonë kampion pas 20 vitesh dhe i dha klubit tonë shumë gjëra të mira dhe arritje të suksesshme.
Kjo ndarje erdhi me marrëveshje të përbashkët me trajnerin tonë, i cili mendon se klubi ka nevojë për ‘gjak të ri’ dhe një transformim i këtillë do të jetë më i dobishëm për ekipin.
Besojmë se rrugët tona do të mundë të bashkohen përsëri në një moment dhe kohë tjetër. Faleminderit për të gjitha momentet e bukura që keni bërë për FC Shkupin këto dy vite.
Ne e respektojmë dhe e duam Goce Sedlloskin, i cili ka meritë të madhe në fitimin e titullit që e rikthyem pas 20 viteve pritje.
Nderimet më të mëdha për te si person dhe si trajner, i cili i tillë do të mbetet gjithmonë.
Faleminderit për momentet e mira që kalove me ne Goce.
Ky klub do t’ju kujtojë gjithmonë me dashuri dhe respekt dhe do të jetë gjithmonë pranë jush”, shkruan në faqen e klubit.
Pas 24 jave në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum kryeson me 46 pikë, pasojnë Shkupi me 42, Shkëndija 41 etj.
/BotaSot/


