Asambleja e Përgjithshme Vjetore e Komitetit Olimpik të Kosovës, mbahet më 31 mars 2023, në Hotel Emerald në Prishtinë.
Kuvendi po përgatitet në mënyrën më të mirë.
A do të kërkohet votëbesimi për Komitetin Olimpik të Kosovës?
Nuk ka rëndësi kjo tash për tash por së shpejti do të kemi kuvendin e jashtëzakonshëm”, – tha një burim nga opozita për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Merret vesh se temë shumë e nxehtë do të jetë rasti i Federatës së Notit dhe Taekvondos.
Siç merret vesh, opozita është e irrituar sepse për çështjen e Notit dhe taekwondos është lënë si pika e 17-të, në të ndryshme por është kërkuar që ajo të jetë ndër 5-6 pikat e para.
Një anëtar brenda bordit të KOK-ut, në kushte anonime, thotë shkurt: “Nuk e di, është një lloj frike edhe tek ne nga opozita”.
/BotaSot/


