0 C
Sterling Heights
17/01/2026, 11:15
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Allegri: Fituam një ndeshje të vështirë ndaj Interit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiAllegri: Fituam një ndeshje të vështirë ndaj Interit

Juventusi fitoi 1-0 ndaj Interit në derbin e Italisë, duke vazhduar ngjitjen drejt një kualifikimi për një vend në Evropë edhe pse të dënuar me -15 pikë.

“Nuk ishte një ndeshje e lehtë, por për ne ishte një ndeshje e rëndësishme.

Fituam një ndeshje fizike dhe luajtëm mirë nën presionin e tyre. Në këto ndeshje duhet të jemi të saktë sepse në pjesën e dytë patëm katër raste të mira.

I gjithë ekipi po përmirësohet. Ne u mbrojtëm mirë kundër Interit.

Fatkeqësisht nuk e kishim Pogba në mesfushë dhe unë e përdora më pak Paredes. Djemtë po rriten shumë.

Kostic nga ana tjetër është një lojtar i rëndësishëm që bëri zgjedhjet e duhura në ndeshje. Ai bën gjithçka mirë.

Diskutimi për prekjen me dorë të Rabiot në aksionin e golit?

Ka VAR dhe vendimet e tyre duhet të pranohen. Episodet merren për të mirë ose për keq.

Ne nuk bëjmë shumë zhurmë, ne jemi zotërinj dhe e pranojmë. Sa më pak flasim për arbitrat, aq më shumë i bëjmë ata të punojnë me qetësi”, tha Allegri.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img