-11.4 C
Sterling Heights
15/01/2026, 6:30
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Almeria triumfoi për herë të parë ndaj Barcelonës, katalanasit regjistrojnë një rekord negativ

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiAlmeria triumfoi për herë të parë ndaj Barcelonës, katalanasit regjistrojnë një rekord...

Barcelona u “thye” në transfertë nga Almeria pasi u mposhtën me rezultatin 1-0. Për vendasit ishte triumfi i parë në histori përballë blaugranave.

Të besuarit e trajnerit Ksavi Hernandez nuk patën energjinë e duhur dhe pas kësaj humbje janë vetëm 7 pikë para “Los Blancos”.

Barça regjistroi edhe një rekord negativ duke qenë se për herë të parë nga tetori i vitit 2022, Robert Levandovski me shokë nuk mundën të gjenin rrugën e rrjetës. Për herë të fundit kur katalanasit dështonin të shënonin gol, ishte ndeshja e 26 tetorit në Champions përballë Bajernit Mynihut (0-3) në “Camp Nou”.

Sa i takon La Liga-s ishte e dyta herë që Barcelona nuk ia del të shënojë gol teksa më parë kishte “ngecur” në një barazim 0-0 në ndeshjen hapëse të kampionatit ndaj Rajo Vajekanos.
/PanoramaSport/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img