Carlo Ancelotti nuk e ka fshehur synimin dhe dëshirën e tij për ta fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin edhe në këtë edicion.
“Los Blancos” janë aktualisht kampionë spanjollë, evropianë dhe botërorë.
Por, trajneri italian nuk është ngopur me aq.
Në çerekfinalen e së mërkurës, “Mbretërorit” do të përballen me Chelsean.
“Mendojmë të arrijmë në finale dhe ta fitojmë trofeun, por duke e ditur se çdo ndeshje është një pengesë e vështirë, e vështirë dhe e paparashikueshme pasi Championsi është kështu. Nga ana e krejt tetë klubeve është dëshira për ta arritur finalen e Stambollit’, deklaroi Ancelotti për “Radio Anch’io Sport” në “Rai Radio 1”.
Edhe pse emri i tij lidhet me një emërim të mundshëm si selektor i Brazilit, ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut, Napolit dhe Evertonit i ka idetë e qarta sa i përket së ardhmes.
“Unë kam kontratë deri më 30 qershor të vitit 2024 dhe do të më pëlqente ta respektoja atë”, vazhdoi Ancelotti.
/BotaSot/


