Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, ka analizuar takimin në Kupën e Mbretit përballë Barcelonës, duke e cilësuar humbjen si një rezultat të keq, por që nuk i përgjigjet asaj çfarë skuadra e tij dha në fushë.
“Rezultati është mjaft i keq, i pamerituar do të thoja, sepse ne kemi luajtur mirë, kemi pasur ritëm e intensitet.
Jemi treguar të aftë ta pengojmë Barcelonën të bëjë lojën e saj, duke i vënë nën presion gjatë gjithë takimit, por për fat të keq nuk kemi mundur të shënojmë.
Jemi munduar shumë, por pa qartësi.
Kur luan përballë një kundërshtari që tërhiqet shumë prapa nuk është asnjëherë e lehtë.
Jemi munduar ta zgjerojmë fushën nga krahët, por Barça ka qenë kompakte në mbrojtje.
Gjithsesi, kjo ndeshje më jep shpresa për takimin e kthimit”.
Unë mendoj se me paraqitjen që kemi bërë nuk e meritonim të humbisnim, kjo është çfarë mund të them”, – tha mes tjerash Ancelottii.


