-1.3 C
Sterling Heights
17/01/2026, 14:23
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Ancelotti te Brazili, Ederson lëshon “bombën”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiAncelotti te Brazili, Ederson lëshon “bombën”

Spekulimet që e lidhin Carlo Ancelottin me detyrën e trajnerit te Kombëtarja e Brazilit nuk kanë të ndalur.

Vazhdimisht raportohet se tekniku italian do të jetë pasardhësi i Tites te Brazili, dhe si duket këto zëra i ka ndezur më shumë portieri i Manchester Cityt, Ederson.

Portieri brazilian ka zbuluar se ekziston një shans i madh që Ancelotti të jetë trajneri i ri i Brazilit.

“Kam folur me Casemiron, Vinicius dhe Militaon, ka shumë shanse që Carlo Ancelotti do të bëhet trajneri i ri i Brazilit”, tha Ederson.

Më tej, Ederson tha se do të mundohet me skuadrën e tij ta eliminojnë Real Madridin nga Liga e Kampionëve, vetëm që Ancelotti të merr drejtimin e Brazilit sa më shpejtë që është e mundur.

“Ne do të mundohemi që ta eliminojmë Real Madridin kështu që Ancelotti të vjen te Brazili sa më shpejtë që është e mundur.

Thomas Tuchel, Mauricio Pochettino dhe Raul janë disa nga opsionet që po i konsideron Real Madridi në rast të largimit të Ancelottit në fund të këtij sezoni.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img