11.9 C
Sterling Heights
20/10/2025, 22:59
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Balaj ende me 0 gola për Vllazninë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiBalaj ende me 0 gola për Vllazninë

Gjashtë ndeshje në kampionat dhe një në Kupën e Shqipërisë, por Bekim Balaj ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Vllaznisë pas rikthimit në Shkodër.

Goditja e bujshme e merkatos së janarit ka qenë në fushë deri më tani 416 minuta në takimet e kampionatit, duke e nisur si titullar në katër ndeshje.

Ndërsa në Kupë luajti vetëm 23 minuta në takimin e kthimit ndaj Bylisit në Shkodër.

Trajneri Mirel Josa ka thënë në konferencat për shtyp se ka diskutuar me sulmuesin dhe është munduar që i gjithë presioni rreth tij të minimizohet, në mënyrë që Balaj të mos ngarkohet psikologjikisht më shumë seç duhet.

Pra, përgjegjësia duhet të shpërndahet në skuadër, edhe pse sytë janë nga Balaj.

Në Shkodër presin zhbllokimin e 32-vjeçarit, pasi janë të bindur se me sulmuesin në formën më të mirë, gjërat do të jenë më të thjeshta drejt ëndrrës për fitimin e titullit kampion pas 22 vitesh.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img