Poshtërimi që përjetuan mbrëmë në Camp Nou nga Real Madridi, nuk është asgjë në krahasim me atë që e pret Barcelonën.
Domethënë, sot mediat në Spanjë po shkruajnë gjerësisht se “Katalanasve” nuk po i shkruhet mirë për shkak të çështjes “Negreira”, për të cilën Barcelona është në gjyq për shkak të akuzave për blerje gjyqtarësh.
Komentohet se nëse akuzat vërtetohen atëherë lidershipi i La Ligës do ta sanksionojë Barçën duke i hequr 15 pikë, kjo do të thotë se edhe pse ka një avantazh të madh ndaj Realit, nuk ka gjasa që “Katalanët” të jenë zyrtarisht kampionë.
Nga ana tjetër, Aleksandar Çeferin, personi i parë i UEFA-s, i cili u zgjodh dje për një mandat të tretë, paralajmëron një betejë të pamëshirshme për “çështje të tilla kriminale” dhe se UEFA nuk do të ketë mëshirë për askënd.
Me fjalë të tjera, dhe kjo po thuhet edhe në periferi të UEFA-s, se Barcelona do të ndalohet të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm më së voni deri në qershor.
/BotaSot/


