Bayern Munich ose Chelsea.
Këto janë dy opsionet e Dusan Vlahovicit nëse largohet nga Juventusi.
E përditshmja italiane “Tuttosport” shkruan se gjiganti bavarez është futur në garë për sulmuesin e “Bianconeri” duke i pasur parasysh vështirësitë për të arritur deri tek Harry Kane pas kërkesës së lartë të Tottenhamit, i cili i do 120 milionë euro për kartonin e tij.
Një pjesë të këtyre parave më pas “Bianconeri” do t’i përdornin për ta blerë kartonin e Romelu Lukakut.
Ndërkohë, sot deri nesër, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” do të bisedojnë me “Blues” për të diskutuar për Lukakun, i cili sezonin e kaluar e kaloi në formë huazimi tek Interi, por që nuk arriti marrëveshje me “Nerazzurri” për transferimin final.
Juve i kërkon edhe 40-50 milionë euro plus Lukakun për kartonin e Vlahovicit.
Duket se sulmuesi belg ka arritur marrëveshje me klubin italian me një kontratë trevjeçare prej 8 milionë eurosh neto plus bonueset, me mundësi të vazhdimit për një vit tjetër.
/BotaSot/


