15.9 C
Sterling Heights
20/05/2024, 9:43
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Britania mbështet pa kushte anëtarësimin në KiE

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetBritania mbështet pa kushte anëtarësimin në KiE

Britania e Madhe ka thënë se e mbështet Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës
Në një përgjigje për KOHËN, shefi i Zyrës për Komunikim, Richard Le Vay, ka thënë se e inkurajon Kosovën në rrugën për anëtarësim në këtë organizatë të Bashkimit Evropian.

“Mbretëria e Bashkuar mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe e inkurajon të bëjë gjithçka që mundet për të siguruar mbështetjen e nevojshme për një votim të suksesshëm në Komitetin e Ministrave”, ka thënë ai.

Ndërsa, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se është koha që Qeveria e Kosovës t’i bindë shtetet për pranim në KiE, duke ndërmarrë “hapa të tjerë konkretë drejt krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se është koha që Qeveria e Kosovës të bindë shtetet për pranim në Këshill të Evropës, duke ndërmarrë “hapa të tjerë kon

Në një përgjigje për KOHËN, nga kjo ambasadë kanë thënë se QUINT-i dhe të tjerët në vazhdimësi kanë theksuar se presin që Kosova të ndërmarrë hapa të prekshëm për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe për ta arritur shumicën e kërkuar prej dy të tretave në Komitetin e Ministrave që aplikimi për anëtarësim të jetë i suksesshëm.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img