-1.2 C
Sterling Heights
21/01/2026, 23:19
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Celtic po kërkon për trajner të ri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiCeltic po kërkon për trajner të ri

Celtic po kërkon për trajner të ri.

Australiani me origjinë greke, Ange Postecoglou është emëruar trajneri i ri i Tottenhamit në Premier League. 57-vjeçari ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me klubin londinez.

Kampionët e Skocisë po studiojnë alternativa të ndryshme. Por një ndër emrat e preferuar të drejtuesve është Enzo Maresca.

Ish-mesfushori italian është pjesë e Manchester City si një nga ndihmësit e Pep Guardiolës.

43-vjeçari provoi një aventurë në Itali si trajner i Parmës, teksa ka drejtuar edhe skuadrën U23 të City.

Bisedimet mes palëve kanë nisur dhe skocezët po tentojnë të bindin Marescan të pranojë ofertën për t’u bërë timonieri i Celtic.

Problemi i vetëm lidhet me Leicester City, që gjithashtu kërkon italianin si trajner. “Dhelprat” u rrëzuan nga kategoria dhe synojnë të rikthehen sa më shpejt në elitën e futbollit anglez.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img