Një deklaratë e Presidentit të nderit të Bayern Munich, Uli Hoeness, në Sky Sport Deutschland “gëzoi” jo pak futbolldashësit gjermanë, ku tha se ekziston mundësia për afrimin e “bomberit” të Tottenham, Harry Kane, në Mynih.
“Unë po shpreh mendimin tim në veçanti për rastin Kane.
Ai është pothuajse 30 vjeç dhe vitin e kaluar Tottenhami refuzoi një ofertë prej 160 milionë eurosh nga Manchester City, ndaj thashë se në këtë rast do të ishte fantastike nëse Bayern t’i afrohej një transferimi të tillë”,– është shprehur Hoeness.
Mirëpo, Presidenti i nderit theksoi se ky është thjesht mendimi i tij dhe jo një vendim konkret i bordit të “gjigandëve” gjermanë.
“Megjithatë unë jam një nga nëntë anëtarët dhe nëse them mos e blini dhe tetë të tjerët e thonë do të blihet, sigurisht që do të blihet. Kështu është në demokraci”,- tha më tej në fjalën e tij, legjenda e futbollit gjerman.
/BotaSot/